HomeDebat

Shpërthen ish deputeti Spaho: Çfarë i thashë Berishës në zyrë dhe si më hëngrën pas krahëve. Burrat njihen nga fjala e dhënë, sidomos kur janë në moshë të thyer

Shpërthen ish deputeti Spaho: Çfarë i thashë Berishës në zyrë dhe si më hëngrën pas krahëve. Burrat njihen nga fjala e dhënë, sidomos kur janë në moshë të thyer

Ish-deputeti Edmond Spaho, që ka qenë kritik për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, iu është përgjigjur atyre që e akuzojnë pse po flet tani për gjëndjen ku ndodhet PD-ja.

“Kritikeve te mi!

Shikoj shume militante qe me ofendojne pa fund ne fb per qendrimet qe po mbaj dhe kritikat ndaj udheheqjes se PD, e cila sipas meje po sillet si pule pa koke.

Duket qe per militantet jam tradhetar. Megjithate dua tju pyes se perse nuk me quajtet tradhetar:

1. Ne Shtator 2021 kur nga te paret u rreshtova ne krah te Foltores?

2. Ne Tetor 2021 kur sebashku me 4 deputete te tjere, perfshire Sali Berishen, u perjashtova nga PD? Te gjithe ne 2025 u futen ne liste te mbyllur? Une jo, dhe nuk u ankova.

3. Kur u perjashtova 50 dite nga Parlamenti sa rralle ndonje tjeter?

4. Kur I rashe bilibilt ne shenje proteste 6 ore ne Kuvend duke shkelur mbi reputacionin tim sepse besova qe do rrezojme Ramen?

5. Kur mbroja Nongraten dhe kritikoja Ambasaden dhe Administraten Amerikane, megjithese reputacionin e kisha si pro amerikan i thekur?

6. Kur cdo dite se bashku me 5-6 deputete shkoja tek protesta tek Rruga e Shpreses dhe flisja me shume se kushdo tjeter? Te tjere “tanet” kishin ndot te vinin.

7. Kur dola i dyti me vota ne primare ne gjithe grupin parlamentar dhe nuk u futa ne liste te mbullur dhe prape nuk u ankova

Ne 35 vjet nuk e kam dredhur asnjehere dhe I kam qendruar besnik jo emrave por idealeve te PD.

Ne Shtator 2021, kur filloi Foltorja, jam takuar me zotin Berisha ne zyren e tij, me kerkesen e tij per te mbeshtetur Foltoren. I premtova mbeshtetje te plote si dhe i shpreha dy shqetesime:

1. E ke seriozisht kete levizje qe po fillon? Mu pergjigj PO. Me vone kuptova qe Foltorja u braktis per interesa qe nuk lidheshin me ato me te cilat u krijua.

2. I sugjerova te mos merret me amerikanet, pavaresisht se te kane rene ne qafe. Te merremi me partine, ta forcojme dhe te kthehemi ne alternative qeverisese. Nuk mu pergjigj.

Se fundi: Burrat mbahen nga fjala qe japin. Sidomos kur jane ne moshe te thyer. Akoma me keq kur te hane pas kraheve. Flas per burra jo per flamurka.

Kritikat e mija jane te drejta, bazohen mbi gabimet 13 vjecare qe kemi bere se bashku. Qe te fitojme duhet strategji e re, njerez te perkushtuar dhe pune pafund ne baze per te ngritur PD e cila sot duket e vene perfund.

Nuk eshte sot hera e pare qe flas. Mendimet e mia prej me shume se dy vjet i kane me shkrim Sali Berisha dhe Flamur Noka. Kritikat ndaj ketij te fundit mu kthyen ne bumerang. Besova se Foltorja ishte e sinqerte”, thotë Spaho.