HomeLifestyle

Shpërthen në lot Arilena Ara: “Nuk kam folur kurrë për këtë gjë, por tani dua ta dijnë të gjithë…”

Shpërthen në lot Arilena Ara: “Nuk kam folur kurrë për këtë gjë, por tani dua ta dijnë të gjithë…”

Mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ishte e ftuar këngëtarja Arilena Ara, e cila me hitin e saj “Nëntori” arriti të fitonte famën ndërkombëtare.

Këtë sukses të madh Arilena ia ka dedikuar gjithnjë të atit i cili u nda nga jeta kur ajo ishte ende e vogël.

Arilena u përlot gjatë emisionit kur iu përmend babai dhe u shpreh se dëshiron t’ja thotë të gjithë botës sa shumë e do të atin.

“Nuk kam folur kurrë por dua ta them sepse për mua është aq sa e shenjtë, aq edhe dua ta dijë gjithë bota.

Unë kam patur një baba të jashtëzakonshëm”, u shpreh Arilena dhe u përlot menjëherë sapo përmendi të atin.

“Nuk kam folur jo pa qëllim, sepse e di që do prekesha. Që kur e kam humbur babin, kur dëgjoj fjalën ‘Baba’, më tingëllon çuditshëm.

Jam e lumtur për njerëzit që e kanë babain e tyre sepse është fat i madh të thuash baba.

Por sot dua t’ja them botës që babai ka qenë mbështetja ime më e madhe. E kam vazhduar muzikën vetëm prej tij. Ai donte të isha këtu ku jam dhe shpresoj të jetë krenar për mua”, u shpreh Arilena.

Sikur të mos mjaftonte deklarata dhe përlotja e këngëtares, Ermali shfaqi në ekran një video nga “Gjeniu i vogël” ku me Arilenën asokohe ndodhej edhe i ati për ta mbështetur.

Kjo video e bëri Arilenën të shpërthente në lot dhe preku publikun e pranishëm./News31