HomeAktualitet

Shpërthim i fortë në aeroportin e Kabulit: Retë e zeza të tymit mbulojnë ndërtesat

Shpërthim i fortë në aeroportin e Kabulit: Retë e zeza të tymit mbulojnë ndërtesat

Një tjetër shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në Kabul. Sipas BBC një shpërthim i fortë është dëgjuar pranë aeroportit të Kabulit.

Disa imazhe të postuara në mediat sociale tregojnë retë e zeza të tymit që ngrihen në ajër mbi ndërtesat

Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë ka thënë për BBC se shpërthimi i fundit u shkaktua nga një raketë që goditi një shtëpi pranë aeroportit.

Aeroporti nuk u godit drejtpërdrejt, tha burimi.

Ende nuk dihet nëse ka viktima.