HomeAktualitetKronike

Shpërthim me tritol në një pallat në Tiranë, alarmohen banorët

Shpërthim me tritol në një pallat në Tiranë, alarmohen banorët

Bëhet me dije se një lëndë plasëse ka shpërthyer gjatë natës në zonën e Aliasit. Ngjarja është regjistruar në rrugën Njazi Meka, rreth orës 03:30 të mëngjesit.

Mësohet se tritoli është hedhur në shkallët e katit të dytë të një pallati të vjetër.

Nga shpërthimi fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo pasoja në njerëz. Aktualisht policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.