HomeBota

Shpërthim në bordin e anijes në Itali, 3 të vdekur dhe 4 të zhdukur nga ekuipazhi

Shpërthim në bordin e anijes në Itali, 3 të vdekur dhe 4 të zhdukur nga ekuipazhi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në Itali në bordin e një anijeje të ankoruar në port në Krotone.

Si pasojë e shpërthimit mësohet se 3 persona kanë humbur jetën, teksa një është plagosur rëndë.

Po ashtu, edhe 4 persona të tjerë janë zhdukur.

Si viktimat, ashtu edhe personat e zhdukur ishin të gjithë pjesë e ekuipazhit të anijes.

Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i shpërthimit, ndërsa në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit dhe policia.