HomeAktualitet

Shpërthim tritoli në murin rrethues të Pallatit të Brigadave ku nesër zhvillohet konferenca e Open Ballkan në Sauk! Dëmtohen disa mjete

Shpërthim tritoli në murin rrethues të Pallatit të Brigadave ku nesër zhvillohet konferenca e Open Ballkan në Sauk! Dëmtohen disa mjete

Një shpërthimi i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e së hënës në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit krahë murit rrethues të Pallatit të Brigadave ku nesër do zhvillohet mbledhja e radhës e përbashkët e iniciayorëve të Open Ballkani.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se shpërthimi është shkaktuar nga një sasi lënde plasëse e vendosur në anë të rrugës.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e disa mjeteve të parkuara. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.