HomeKronike

Shpërthimi pranë ambasadës, 34-vjeçari montonte mina me telekomandë në tavolinën e servisit

Shpërthimi pranë ambasadës, 34-vjeçari montonte mina me telekomandë në tavolinën e servisit

Një i ri i moshës 34-vjeçare u dëmtua paraditen e sotme pasi një lëndë i shpërtheu, teksa ndodhej në një dyqan celularësh.
Ngjarja ndodhi pranë Institutit të Higjienës në Tiranë, ndërsa paraprakisht dyshohet se Gentian Hoxha montonte mina me telekomandë.

Sipas burimeve policore shpërthimi ka ndodhur në tavolinën e punës nga një lëndë ende e papërcaktuar.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ai ka marrë plagë në pjesë të shumta të trupit.