HomeAktualitetSport

Shqipëri-Bjellorusi, UEFA cakton arbitrin që do vendosë drejtësinë në “Air Albania”

Shqipëri-Bjellorusi, UEFA cakton arbitrin që do vendosë drejtësinë në “Air Albania”

Sfida e radhës për ekipin tonë përfaqësues do të jetë ditën e mërkurë kundër Bjellorusisë në “Air Albania” në orën 16:00.

Një takim ku do të synohet marrja e tre pikëve, për të arritur objektivin në grup që është vendi i parë.

Për këtë duel është caktur dhe arbitri që do të vendosë drejtësinë në fushën e blertë.

Ai është gjyqtari rumun Radu Petrescu, një emër i njohur që ka gjykuar ndeshje në kompeticionet europiane si Europa Legue dhe Uefa Champions League.