HomeAktualitet

Shqipëria do të kthehet në një kamp refugjatësh të paligjshëm të kapur në Britani?! Reagon Kryeministria: Lajmi është një gënjeshtër! Ne bëjmë detyrat tona dhe jo të palëve të treta

Shqipëria do të kthehet në një kamp refugjatësh të paligjshëm të kapur në Britani?! Reagon Kryeministria:  Lajmi është një gënjeshtër! Ne bëjmë detyrat tona dhe jo të palëve të treta

Kryeministria ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar nga prestigjiozja britanike “The Sun”, se në Shqipëri do të ndërtohen kampe emigrantët e paligjshëm.

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, mohon prerë që Shqipëria të kthehet në kamp refugjatësh për emigrantët e paligjshëm që kapen në Britani, duke e cilësuar lajmin e “The Sun” si të pavërtetë.

“Lajmi se Shqipëria do të ngrejë një qendër azilantësh për llogari të palëve të treta është absolutisht i pavërtetë. Shqipëria hapi dyert për 4 mijë afganë e jemi krenarë për këtë. Ne bëjmë detyrat tona karshi traditës e fëmijëve tanë, jo detyrat e atyre që janë më të mëdhenj e më të pasur se ne”, shkruan Fuga.