HomeAktualitetSociale

“Shqipëria garanton dy trajtime falas për COVID-19, ajo e plazmës imune dhe “Remdesivir”

“Shqipëria garanton dy trajtime falas për COVID-19, ajo e plazmës imune dhe “Remdesivir”

Ministrja e Shëndetësisë, në një konferencë të mbajtur ditën e sotme u shpreh se situata në Shqipëri paraqitet e kontrolluar.

Në konferencën e sotme për mediat me kryeministrin Edi Rama, Manastirliu vuri theksin në rritjen e ndërgjegjes qytetare, teksa tha se përgatitemi për rritjen e testimeve në gjithë strukturat që kërkojmë të vijojmë aktivitetin.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha në fjalën e saj se shteti aktualisht siguron dy terapi të shtrenjta falas për qytetarët, për të trajtuar COVID-19 atë të plazmës imune dhe atë të Remdesivir, trajtim që në u përdor edhe për presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Ajo theksoi gjithashtu se kapacitete testuese janë rritur me 30 %.