HomeAktualitetDebat

Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë që kontrollon qeverinë! Reagimi i BE-së pas dorëheqjes së Bashës

Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë që kontrollon qeverinë! Reagimi i BE-së pas dorëheqjes së Bashës

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për t’u dorëhequr nga drejtimi i PD.

Në një reagim në rrjete sociale, BE thekson se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë dhe e kontrollon atë, ndërsa shton se pret që tashmë lidershipi i ri të luajë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin e vendit në BE.

“Ne respektojmë vendimin e Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si Kryetar i PD-së. Si çdo demokraci tjetër, #Shqipëria ?? ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë dhe e kontrollon atë.

Ne presim që lidershipi i ri ta luajë këtë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin në #BE ?? si qëllim themelor të veprimit të tij, duke nxitur reformat dhe duke mbështetur reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.”, thuhet në njoftim.