HomeAktualitetKryesore

Shqipëria lë pas Kroacinë e Serbinë, në vend të parë për vaksinimin

Shqipëria lë pas Kroacinë e Serbinë, në vend të parë për vaksinimin

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë grafikun e sigurimit të dozave të vaksinave anti-covid nga disa shtet.

Sipas grafikut të realizuar nga “Our World in Data”, Shqipëria kryeson tabelën e sigurimit të numrit vaksinave të përllogaritur në bazë të popullsisë.

Në vend të dytë renditet Kroacia e ndjekur më pas nga Serbia dhe Mali i Zi. Ndërkohë në këtë grafik Turqia renditet në vendin e 6. Ndërsa Bosnja Herzegovina është në vendin e fundit të tabelës.

Kryeministri Rama ne Facebook:

#KrenarpërShqipërinë

Nuk ka nder më të madh për mua se udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë.