HomeAktualitetKryesore

Shqipërisë i hapet rruga për anëtarësim: Parlamenti Europian miraton rezolutën për hapjen e negociatave

Shqipërisë i hapet rruga për anëtarësim: Parlamenti Europian miraton rezolutën për hapjen e negociatave

Parlamenti Europian, pas një seance maratonë, ka arritur të miratoje me 412 vota pro rezolutën për hapjen e bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në këtë mënyrë, PE-ja i kundërpërgjigjet Këshillit Europian, i cili nuk arriti të binte në unanimitet për të mbështetur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në nisjen e dialogut për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Vendimi për bisedimet të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të merret në Samitin e ardhshëm të BE-së në muajin maj.