HomeAktualitetDiaspora

“Shqiptarë vrasës, koha juaj mbaroi”! Një alarm për protestat nacionaliste në Greqi

“Shqiptarë vrasës, koha juaj mbaroi”! Një alarm për protestat nacionaliste në Greqi

Ashtu siç ishte paralajmëruar, është zhvilluar një protestë në Selanik lidhur me vrasjen e Kostandinos Kacifas të dielën në Bularat të Gjirokastrës, gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA-a.

Protestuesit janë shfaqur me flamuj grekë duke dhe pankarta në duar, ku shkruheshin parulla si: “Vorio-Epiri tokë mëmë ka shtetin grek”, “Vorio-Epiri kërkon autonomi”, “E drejta njerëzorë mbi Vorio-Epiri”, “Gjirokastra dhe Dropulli janë Vorio-Epir”. Ngjarjen e ka komentuar edhe gazetari Artan Hoxha. Sipas tij, shqiptarët atje janë në rrezik.

“Për mua nuk është ky problemi i madh. Problemi i madh është që kemi 600 mijë shqiptarë atje, kanë fëmijët nëpër shkolla. Së pari rrezikohen ata. Ka protesta atje, nuk janë me tufa me lule në dorë ato”, tha Hoxha.