HomeMetro

Shqiptarët kanë nisur ta adhurojnë, nuk do ta besoni se çfarë është bërë për Luizin

Shqiptarët kanë nisur ta adhurojnë, nuk do ta besoni se çfarë është bërë për Luizin

Klubi futbollistik FC Drita, ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në Turqi. Ata zhvilluar dy seanca stërvitore dhe nesër (e enjte) do të zhvillojnë ndeshjen e parë miqësore, me klubin Liptovsky Mikulas nga Superliga e Sllovakisë.

E teksa në faqen zyrtare të klubit në Facebook u publikuan disa fotografi nga stërvitjet, pamja e dy prej lojtarëve mori vëmendjen e tifozëve.

Përkatësisht lojtarët Hamdi Namani dhe Almir Ajzeraj u vunë në dukje me ndryshimin e tyre të ri në dukje, i cili kishte të bënte me ngjyrën e tyre të flokëve.

Ata i kanë lyer flokët e tyre në të bardha – inspirim që duket se iu ka ardhur nga personazhi më i përfolur i momentit në mediashqiptare, këngëtari Luiz Ejlli.

Ky i fundit hyri me flokë të errëta në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, por gjatë rrugës vendosi të ndryshonte dukjen e tij – me çka edhe u komentua në masë të madhe nga publiku.

E këtë ndryshim të lojtarëve të Dritës nuk kaluan pa e vënë re edhe tifozët, shumë prej të cilëve i kanë nga cmuar dyshen në hapësirën për komente, duke shkruar se dukja e tyre është frymëzuar nga ajo e Luizit.