HomeKronike

Shqiptari humb jetën në Athinë: U fut mes flakëve për të shpëtuar fqinjët grekë

Shqiptari humb jetën në Athinë: U fut mes flakëve për të shpëtuar fqinjët grekë

Zyrtarisht shkon në dy numri i shqiptarëve që humbën jetën nga zjarret masive në Athinë. Ambasada shqiptare në Athinë konfirmon se viktima e dytë është Viktor Ceko 59-vjeç nga Narta e Vlorës. Ai ndërroi jetë sot në spitalin e Athinës, pasi nuk mundi që të mbijetonte nga plagët që mori nga zjarri që pushoi periferinë e kryeqytetit grek për tre ditë nga e hënë deri të mërkurën e kësaj jave.

Pas lajmit se 59-vjeçari, Viktor Ceko, nga Narta e Vlorës humbi jetën në zjarret masive në Greqi,     dëshmojnë fqinjët e viktimës, të cilët kanë treguar se viktima Viktor Ceko, njihej si një njeri shumë punëtor.

E njoh si njeri të rregulltë, si njeri punëtor. Ka punuar në kooperativë. Ai vajti tek zjarret, nxorri fëmijët edhe gruan, vajti brenda në shtëpi të merrte diçka tjetër, aty e qëlloi flaka. Shtëpia u dogj e gjitha, kishte një fermë të vogël se ishte punëtor i madh.

Një tjetër fqinj ka rrëfyer se Ceko që prej vitit 1991 jetonte në Greqi. Fqinjët kanë shprehur shqetësimin e tyre për familjarët dhe kanë treguar se viktima kur ra zjarri ishte kthyer në banesë të ndihmonte një grua greke që e kishte burrin invalid.Viktori si gjithë të tjerët, e kapi zjarri, u kthye për të ndihmuar një grua greke, se e kishte burrin invalid. Gruaja i tha “ Viktor, kthehu se do digjesh”. Ne ishim në dijeni të djegies se kemi folur 2-3 ditë.

Tani e morëm vesh, jemi shumë të shqetësuar për gruan dhe fëmijët. Viktori ishte djali më i mirë në lagje, punëtor. Kjo është shtëpia ku ka lindur dhe u rrit deri në vitin 1991.