HomeDiaspora

Shqiptari që vrau kunatin lihet në arrest shtëpie, vajzat e tij të pranishme në gjyq shpërthejnë në lot kur shpallet vendimi

Shqiptari që vrau kunatin lihet në arrest shtëpie, vajzat e tij të pranishme në gjyq shpërthejnë në lot kur shpallet vendimi

Vajzat e babait shqiptar që vrau kunatin e tij Erion Pelivani në Greqi pasi abuzoi me vajzën e tij të vogël, kanë qenë të pranishme në sallën e gjyqit që po zhvillohej për të.

Të bijat shpërthyen në lot gëzimi pas vendimit të Gjykatës greke për ta lënë në arrest shtëpie 50-vjeçarin.

Pas vendimit të dhënë ditën e sotme, familjarët e autorit shpërthyen në lot dhe në duartrokitje.

Siç raportojnë mediat greke, hetuesi dhe prokurori nuk ranë dakord për rastin e 50 vjeçarit dhe Këshilli Gjyqësor në Volvos do të vendosë për këtë çështje. Deri më atëherë, shqiptari i akuzuar për vrasjen e kunatit të tij do të jetë në arrest të përkohshëm shtëpie.