HomeKronike

Shqiptarja drejtonte marketin e drogës/ Përgjimet te fqinjët e ‘tmerruar’: “Unë mbaj familjen me bukë” (Foto+Video)

Shqiptarja drejtonte marketin e drogës/ Përgjimet te fqinjët e ‘tmerruar’: “Unë mbaj familjen me bukë”  (Foto+Video)

Policia italiane ka shpërbërë një ‘supermarket të vërtetë droge’ në Sant’Anna, Lucca, te drejtuar nga nje familje shqiptare.

Mediat italiane kane zbuluar identitetin dhe fotot e te arrestuarve. Ne pranga ra një grua 40 vjeç, me origjinë shqiptare, e quajtur Adelina Lisi, e cila ishte ne krye te organizates mafioze, e cila shiste kokaine, marijuane dhe hashash vecanerisht tek te miturit qe i kishte kliente te perhershem.

adelina lisi

Po ashtu u arrestua edhe djali i saj, Hasan Lisi 23 vjeç, ndersa u sekuestruan rreth 250 mijë euro, dy kilogramë marijuanë, një kilogram hashash dhe 15 gram kokainë, të cilat u gjetën të fshehura në një qese në dhomën e lavanderise, së bashku me materialin e nevojshëm për të mbushur dozat.

Sic shkruajne mediat italiane, Adeliane, çdo ditë, pasi çonte vajzën e saj të vogël në shkollë, kthehej në shtëpi, në via Sforza dhe fillonte ‘punën’, një biznes i tille qe ne vetëm dy vjet, u kishte siguruar te ardhura për të blerë dy prona, një në Capannori dhe një në Porcari dhe dy toka.

Gjate hetimit, puna e hetuesve eshte bëre edhe më e vështirë nga fakti se ata kishin krijuar një klimë terrori tek fqinjët të cilët, edhe pse nuk ishin kërcënuar drejtpërsëdrejti, nuk i kishin shpetuar shantazhit dhe imponimeve te kësaj familje shqiptare per te mos treguar gje se cfare ndodhte ne ate vile.

Shitja e droges behej çdo ditë, nga ora 08:00 e mengjesit deri ne 23:00 te mbremjes.

30714418_204127180188342_9047745640095809536_n

Dhe cmimet ishin te percaktuara, një dozë prej 0.8 gram kokainë kushtonte 60 euro, ndërsa një gram marihuanë mund të kushtonte midis 5 dhe 10 euro, në varësi të cilësisë.

Pavarësisht kesaj tregtie, familja Lisi jetonte në një banese sociale dhe të ardhurat e vetme “zyrtare” ishin ato te burrit të Adelinës, një punëtor në një fabrikë letre.

polizia9

Policia kishte dëgjuar bisedat e nënës që bënte me blerësit e drogës. Klientëve më të besuar ajo u thoshte se nga të ardhurat që përfitonte përmes punës ilegale, mbante familjen me bukë.

BeFunky-collage-11-770x470-1-700x427

“Ju jeni njerëz të mirë. Kam 10 njerëz në shtëpi për të ushqyer. 10 vetë që duan të ushqehen me një rrogë“, ka thënë Adelina, duke shpjeguar se djali i saj kishte kërkuar punë por pa sukses.