HomeDebat

“Shteti ka rënë”! Aktori i njohur i përgjigjet Gjin Gjonit: Shteti ka rënë në momentin që një sh***dhatë si ti nuk u fut në burg por u bë deputet

“Shteti ka rënë”! Aktori i njohur i përgjigjet Gjin Gjonit: Shteti ka rënë në momentin që një sh***dhatë si ti nuk u fut në burg por u bë deputet

Ish-gjyqtari Gjin Gjoni, që tashmë është deputet i Partisë Demokratike, deklaroi një ditë më parë, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, se shteti ka rënë.

“Dora e krimit u ngrit mbi togën e zezë, duke i marrë jetën Gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë, Astrit Kalaja, të cilin kam pasur nderin ta njoh personalisht gjatë punës sime në sistemin e drejtësisë.

Astrit Kalaja ishte një familjar e qytetar model si dhe një gjyqtar me integritet të lartë, që i shërbeu ligjit me ndershmëri e përkushtim.

Ky akt i rëndë nuk është vetëm një tragjedi personale per familjen Kalaja, por pasqyrë e thellë e dështimit të institucioneve në mbrojtjen e punonjësve të drejtësisë. Si ish-koleg dhe ligjvenes në Kuvendin e Shqipërise e dënoj me forcë këtë akt barbar dhe kërkoj që autori të marrin ndëshkimin maksimal, si shembull për të gjithë.

Kjo ngjarje është një sirenë alarmi për situatën e sigurisë në sallat e gjyqeve, ndaj njerëzve të drejtësisë në veçanti por edhe për nivelin alarmantë të situatës së krimit në Shqipëri. Me këtë ngjarje të ndodhur në institucionin e drejtësisë shteti ka rënë.

Është koha që qeveria të marrë masa konkrete për sigurinë e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të drejtësisë, sepse çdo sulm ndaj tyre është një sulm ndaj shtetit dhe ligjit”, shkruante Gjin Gjoni.

Atij i është përgjigjur aktori i njohur Astrit Çerma.

Sipas këtij të fundit, shteti në fakt ka rënë, që kur një personazh si Gjoni, në vend që të përfundonte në burg, u bë deputet.

Postimi i Astrit Çermës

Për vrasien e gjyqtarit Astrit Kalaja deklaron Gjin Gjoni:

– “Shteti sot ra”.

Dhe kërkon urgjentisht dorëheqjen e 2 ministrave pas vrasjes së gjykatësit

Koment:

– Shteti ka ra që në momentin që një shkërdhatë si ti nuk u fut në burg por u bë deputet.

– Shteti nuk ekziston, sepse po te ekzistonte ti me kohe do ishe ne burg bashke me kryetarin tend Sa-le dhe gjithe llumi juaj 35 vjeçar i postdiktatures që vendosën ligjet për grabitësit dhe hajdutët si ftyra jote…”