HomeAktualitet

“Shteti nuk mbledh mollë dhe kumbulla”! Rama i përgjigjet qytetarit pas kësaj që i tha

“Shteti nuk mbledh mollë dhe kumbulla”! Rama i përgjigjet qytetarit pas kësaj që i tha

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në “Agropika “ në Tiranë ku komentoi mbështetjen financiare të fshatrave të kryeqytetit, për të gjitha prodhimet bujqësore. Krahas videos së publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, kryeministri Rama nuk kurseu edhe përgjigjet për komentet e qytetarëve.

Një qytetar e pyet për mollët e rrethit të Korçës dhe Kolonjës nëse do ndërhyjë shteti para se të kalben. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama i përgjigjet se shteti nuk mbledh mollë dhe kumbulla në asnjë vend.

Qytetari: Per mollet ne Rrethin e Korces e Kolonjes a do mblidhen nga shteti se na vjen keq kur shohim që ju kalben në hangar

Edi Rama · Shteti nuk mbledh shteti mollë e kumbulla në asnjë vend, i mbledh tregu dhe që t’i imponohesh tregut duhet t’i shkosh pas nevojave!

Sidoqoftë po i ndihmojme me referencat, por s’është zgjidhje afatgjatë. Zgjidhja është ndiq tregun siç bëjnë të tërë ata që eksportojnë apo tregtojnë me sukses në vend.