HomeAktualitetDiaspora

“Shtriju poshtë shkërdh*të shqiptarë”/ Tentuan të vrisnin deputetin, dënohen me 82 vite burg të akuzuarit

“Shtriju poshtë shkërdh*të shqiptarë”/ Tentuan të vrisnin deputetin, dënohen me 82 vite burg të akuzuarit

Në Gjykatën Penale te Maqedonise u shqiptuan dënimet për të akuzuarit që tentuan të vrasin kreun e Alencës së Shqiptarëve dhe deputetin Ziadin Sela natën e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Shtatë të akuzuarit për tentativen e vrasjes së Selës u dënuan në total me 82 vite burg:

Te denuarit:

Kire Georgievski 13 vjet burg.

Oliver Oshavkovski 10 vjet.

Nikollçe Dimitrievski 10 vjet e 6 muaj.

Akeksandar Janeveski-Toshta 13 vite.

Andrej Micov 10 vjet e 10 muaj.

Nikolla Vojminovski 13 vjet e 6 muaj.

Kosta Dellov 10 vjet e 6 muaj.

Në një nga seancat e kaluara për këtë rast, Stojan Pavleski u dënua me 3 vite burg, ndërsa Cejo Georgievski me një vit dhe dy muaj.

Në këtë dënim të akuzuarve do t’u llogariten edhe koha që kanë kaluar në paraburgim./INA