HomeAktualitetKryesore

Shtyhet sërish mbledhja e Komisionit të Ligjeve/ reagimi i PS për propozimin e opozitës për pragun elektoral

Shtyhet sërish mbledhja e Komisionit të Ligjeve/ reagimi i PS për propozimin e opozitës për pragun elektoral

Komisioni i Ligjeve është shtyrë sërish për t’u mbledhur në orën 18:00. Mësohet se do të diskutohet projektligji i opozitës parlamentare për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve.

Mbledhja e sotme u përfshi nga diskutimet e propozimit të grupit parlamentar demokrat për një ulje të pragut zgjedhor në 2%. Ishte Korab Lita që dha propozimin teksa nga PS, Klotilda Bushka e ka komentuar këtë nivel pragu si shumë të ulët.

“Në lidhje me propozimin për amendim të nenit 1, edhe duke ju referuar edhe ekspertëve dhe diskutantëve. Pragu 5% konsiderohet frenues. Por 2% është një çështje që ka nevojë për diskutim të përbashkët të relatorëve. Duhet analizë, pse arrihet në këtë nivel dhe jo në një tjetër.

Mua më duket nivel i ulët lidhur me propozimin që kemi marrë në fillim për pragun elektoral 5%.”- tha Bushka.