Ndahet nga jeta gazetarja e njohur, Rezarta Reci. Rezarta Reci ka qenë ideatorja dhe moderatorja e emisionit “Arratia e peshkut të kuq” për vite të tëra. Lajmin e ben te ditur familja e saj qe ne rrjetet sociale shkruan:
“Rrezarta jone u shua ne paqe mes njerezve te zemres dashurise, respektit e perkushtimit te miqve, te afermve e mjekeve qe i qendruan prane ne te gjithe sfiden e saj te viteve te fundit.
Pritja do te behet prane Agjencise Funerale “Univers”, rruga “Bardhyl”, nga sonte ora 20:30 deri ne percjelljen per ne banesen e fundit, neser me date 2 Shkurt 2026, ora 15:00 Tirane
Me respekt familja Reçi”.
Prej kohësh Reçi ishte në luftë me një sëmundje të rëndë.
Rezarta Reçi ishte e njohur për përkushtimin dhe profesionalizmin në fushën e medias, ku ndër vite kontribuoi me seriozitet dhe integritet.

