HomeNostalgji

Shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

Shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

Ikona e kinemasë franceze, Brigitte Bardot, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, ka njoftuar Fondacioni “Brigitte Bardot” përmes një deklarate zyrtare të cituar nga agjencia AFP.

Në njoftim thuhet se Bardot ishte një aktore dhe këngëtare me famë botërore, e cila vendosi të braktisë karrierën e saj të suksesshme artistike për t’ia kushtuar jetën dhe energjinë mbrojtjes së kafshëve dhe punës së fondacionit që ajo themeloi.

Deklarata nuk jep detaje mbi kohën apo vendin e vdekjes së saj.

Brigitte Bardot mbetet një figurë simbol e kinemasë franceze dhe aktiviste për të drejtat e kafshëve.