HomeNostalgji

Shuhet në moshën 95-vjeçare ylli i ekranit italian Gina Lollobrigida

Shuhet në moshën 95-vjeçare ylli i ekranit italian Gina Lollobrigida

Aktorja italiane Gina Lollobrigida ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare.

Gina fitoi famë midis viteve 1950 dhe 1960 shpesh është cilësuar si gruaja më e bukur në botë. Ajo përfundoi e treta në konkursin e bukurisë Miss Italia në 1947.

Lollobrigida, e cila njihej thjesht si “La Lollo”, ishte mishërim i kinemasë italiane të pasluftës.

Në vitin 1950 ajo u martua me mjekun jugosllav Milko Skofiç, i cili u bë menaxheri i saj.

Ata u ndanë pas gati 17 vitesh dhe aktorja italiane u shpreh më vonë se nuk kishte ndërmend të rimartohej. Megjithatë ajo do të bëhej sërish kryefjala e mediave të huaja në vitin 2006, kur në moshën 79-vjeçare njoftoi se do të martohej me një burrë 34 vjet më të vogël se ajo. Më vonë Gina anuloi dasmën dhe fajësoi mediat për prishjen e marrëdhënies.

Gjatë një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara, ajo i kërkoi Kongresit Amerikan të miratonte ligje më të rrepta që mbrojnë privatësinë e qytetarëve nga ndërhyrjet e mediave.

Pavarësisht se luajti përballë yjeve të njohur amerikanë si Frank Sinatra dhe Burt Lancaster, ajo preferoi të ndiqte karrierën në atdheun e saj.

Ajo mori famë në Itali me rolet kryesore në dy komeditë italiane të regfjisorit Luigi Comencini “Bread, Love and Dreams” dhe “Bread, Love and Xhelousy”. Karriera e saj u zbeh në vitet 1960 dhe ajo e zhvendosi fokusin e saj në fotografi dhe politikë.