HomeAktualitetDebat

“Shuhet” Salianji! Në protestë me Berishën, mohon se po krijon parti rivale

“Shuhet” Salianji! Në protestë me Berishën, mohon se po krijon parti rivale

Ervin Salianji pasi u rrjeshtua si ushtarë sëbashku me Alimehmetin për të dëgjuar broçkullat e përditshme të Berishës edhe me 8 Dhjetor, e mohoi krijimin e një parti të re politike. Ai tha se do të vijoi që të jetë pjesë e PD.

Salianji tha se fokusi i grupit që përfaqëson është vendosja e “rregullave të qarta loje” për promovimin dhe avancimin në karrierë.

“Ne jemi PD, kush ka sakrifikuar dhe ka mbledhur vota, ai është PD. Unë do jem në PD, unë si kam takimet me njerzit sepse kam ndonjë funksion. E dini ca funksioni ka në kryesi. Që këtë javë do të ketë takime, do të jemi në takime sepse fuqia e një politikani është mbështetja e njerëzve, flluckat dhe hilet nuk duhet që të ecin.

Ne në PD po kërkojmë rregulla të qarta loje për promovimin dhe avancimin në karrierë. Pse ai që është i pari mbetet në listë të hapur dhe ai që është i dytë në listë të mbyllur, ose i bëjmë primaret ose si bëjmë. Pse nuk është Iliri i Dibrës, pse nuk është Elizabeta e Fierit”, tha ai në Report Tv.