HomeAktualitetKronike

“Shullazi e sëmuri”! A do t’i rezitojë Balilit, prokurori Ened Nakuçi apo përsëri raport 6 mujorë?!

“Shullazi e sëmuri”! A do t’i rezitojë Balilit, prokurori Ened Nakuçi apo përsëri raport 6 mujorë?!

Prokurorja Elisabeta Imeraj, e cila ndiqte çështjen “Shullazi” me urdhër të Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku, në muajin gusht të vitit 2018, u komandua në krye të Prokurorisë së Tiranës.

Kjo lëvizje u bë në kohën që çështja Shullazi ishte drejt përfundimit. Kishte mbetur për t’u dhënë vetëm pretenca e prokurorëve.

Në fakt çështja kishte dhe një prokuror të dytë, por ky i fundit ishte “arratisur”.

Në këtë mënyrë çështja kishte mbetur pa prokuror.

Ndërkohë që tek Krimet e Rënda shpërtheu sherri mes prokurorëve dhe shefes së tyre Donika Prela, prokurori i dytë i çështjes “Shullazi” Ened Nakuçi, u tha se kishte marrë një leje gjashtëmujore për arsye shëndetësore.

Në media u raportua se administrata e Krimeve të Rënda ishte munduar të lidhet në telefon me prokurorin Nakuçi , por ai rezultonte me telefona të fikur.

Ky veprim i tij u kushtoi internimin tre prokurorëve , të cilët bashkë me shtatë kolegë të tjerë u vunë edhe nën hetim disiplinor.

Pas degradimit të situatës, u zgjidh përfaqësimi i çështjes “Shullazi” në Gjykatë.

Mirëpo, i njëjti prokuror, që është Ened Nakuçi sërish ka në duar një çështje të rëndë dhe të ndjeshme si ajo e Shullazit.

Nakuçi është prokurori që ka në dorë të ashtuquajturin “Eskobar të Ballkanit”, Klement Balilin.

Nuk dihet nëse sërish Nakuçi do të sëmuret dhe do të “arratiset, njësoj si në rastin e mëparshëm.

Eneid Nakuçi është pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2003./CNA.al