HomeAktualitetDebat

Shumë shpejt në kilometrin e parafundit! Berisha kujtohet për “xhiro protestën” e radhës: U vonuam për datën, por ende nuk kemi një të tillë, por shumë shpejt…

Shumë shpejt në kilometrin e parafundit! Berisha kujtohet për “xhiro protestën” e radhës: U vonuam për datën, por ende nuk kemi një të tillë, por shumë shpejt…

Sali Berisha, nuk dha asnjë datë për protestën e radhës që do të mbajë opozita. Ai u kërkoi ndjesë qytetarëve për vonesën, ndërsa paralajmëroi sërish se “shumë shpejt” do të njoftojë datën e protestës së “fuqishme”.

“Ndjesë shumë që u vonuam për të njoftuar datën, do e bëjmë të ditur në momentin më të parë. Protesta dhe vetëm protesta është reagimi i opozitës”, tha Berisha.

Vlen theksohet se me këtë ritëm protestash, opozita duket se po i afrohet ngadalë, por me siguri, zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Deri atëherë, opozitarëve u mbetet të presin jo vetëm protestën, por edhe datën e saj.