HomeAktualitetDebat

Si asnjëherë më parë! Kryeministri Rama zbulon raportin që ka me Fatos Nanon

Si asnjëherë më parë! Kryeministri Rama zbulon raportin që ka me Fatos Nanon

Kryeministri Rama ka folur për marrëdhëniet që ka me ish kreun e PS-së, Fatos Nanon.

Rama tha se për herë të parë në Kryeministri ka hyrë kur atë e drejtonte Fatos Nano, ndërsa e cilësoi shumë të bukur raportin mes tyre sot, pavarësisht përplasjeve në të shkuarën.

“Të them të drejtën raportin sot mund ta quaj të bukur. Komunikojmë jo intensivisht, hera -herës, por ajo që është pjesa e bukur e raportit është që ai ka qenë këtu, dhe ai e di edhe fizikisht se çfarë do të thotë presion i kësaj zyre. Dhe mbi të gjitha ai dhe besoj dhe të tjerët që kanë qenë këtu, e dinë se ç’është vetmia në këtë zyrë.

Kjo zyrë ka shumë vetmi. Njerëzit mendojnë se kur hipën në majë, je i rrethuar me një mori njerëzish. Në fakt, në majë je më vetëm se askush tjetër. Sepse kur vjen koha e momenteve të vështira, je komplet vetëm.

Për këtë arsye, eksperinca, ndjesia fizike e të jetuarit në këtë zyrë, sfidat, sfilitjet, përplasjet edhe ajo që kemi kaluar me njëri-tjetrin na e kanë bërë këtë raport shumë të bukur”, tha Rama për Opinion.