HomeSport

Si Kombëtarja i mori Spanjës mbrojtësin dhe e veshi kuqezi?! gazeta “AS”: Në Shqipëri ka 4 mijë njerëz me mbiemër Balliu, por Spanja kishte një

Si Kombëtarja i mori Spanjës mbrojtësin dhe e veshi kuqezi?! gazeta “AS”: Në Shqipëri ka 4 mijë njerëz me mbiemër Balliu, por Spanja kishte një

Prestigjiozja spanjolle “AS”, në një artikull përpara grumbullimit të kombëtareve, foli për lojtarët që hoqën dorë nga Spanja, për të luajtur me shtetin e tyre të origjinës.

“Futbollistët spanjollë që zgjodhën të luanin për një tjetër ekip”, ishte titulli i artikullit, ku mes emrave të njohur si Hakimi, Rafinha apo dhe Garnaço, ishte dhe ai i Ivan Balliut.

“Në Shqipëri ka më shumë se 4 mijë Balliu, por në Rayo Vallecano është vetëm një. Ivan Balliu Campeny debutoi me skuadrën e parë të Shqipërisë në vitin 2017, falë mbiemrit të tij, që i dha prova Federatës Shqiptare të Futbollit se kishin të bënin me një lojtar që rrënjët i kishte nga atje.

Edhe pse ka luajtur për kombëtaren U-17 të Spanjës, kur ai u rrit në karrierë dhe nuk shpërtheu në elitë, të luante për “La Roja”-n u bë më e vështirë seç pritej. Kështu që mbrojtësi i djathtë i Vallecanos, i formuar në “La Masia”, pranoi që të luante me Kombëtaren shqiptare të futbollit”, – ishte komenti i “AS” për 31-vjeçarin.