HomeAktualitetKryesore

Si u çpërkthye shprehja e Ramës: Unë jam kryeministri më i mirë ndër artistët dhe artisti më i mirë ndër kryeministrat

Si u çpërkthye shprehja e Ramës: Unë jam kryeministri më i mirë ndër artistët dhe artisti më i mirë ndër kryeministrat

“Unë jam kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave”, një fjali e nxjerrë nga konteksti i një fraze tipike të Ramës, ka bërë xhiron e rrjetit dhe portaleve.

Tiranapost.al ka dëgjuar videon dhe përkthimi i fjalisë është kështu: “Unë jam kryeministri më i mirë ndër artistët dhe artisti më i mirë ndër kryeministrat.”

Një shprehje afër natyrës se retorikës së Edi Ramës. Një lojë fjalësh ku me mbiemrin ‘artist’ ka kohë që luan.

E rëndësishme është që kryeministri nuk e ka thënë vërtetë se askujt s’do i pëlqente një kryeministër në delir.