HomeSport

Silvinjo lë të hapur mundësinë e largimit, zbulon emrat e dy pasuesve të mundshëm në stolin kuqezi

Silvinjo lë të hapur mundësinë e largimit, zbulon emrat e dy pasuesve të mundshëm në stolin kuqezi

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, u shfaq i kënaqur pas fitores ndaj Letonisë, e cila e ngjiti Shqipërinë në vendin e dytë në renditjen e grupit.

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen në konferencën e tij pas ndeshjes ishte deklarata për të ardhmen e tij në krye të kuqezinjve.

Braziliani la të hapur mundësinë e largimit në fund të këtyre eliminatoreve, duke përmendur edhe dy emra që sipas tij mund të jenë pasuesit e tij: trajnerin e Shpresave, Alban Bushi, dhe ndihmësin e tij aktual, Ervin Bulku.

Silvinjo falënderoi Bushin për lojtarët e rinj të sjellë në ekipin A dhe theksoi se si ai, ashtu edhe Bulku, mund të jenë pjesë e së ardhmes së pankinës kuqezi.