HomeBota

“Simptoma të vërteta të koronavirusit”, mediat e huaja zbulojnë gjendjen shëndetësore të Macron: Po përballet me…

“Simptoma të vërteta të koronavirusit”, mediat e huaja zbulojnë gjendjen shëndetësore të Macron: Po përballet me…

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19, po përballet me kollë, temperaturë të lartë dhe lodhje të rëndë.

Sipas medieve të huaja, ai gjendet në vetë-izolim në rezidencën zyrtare presidenciale në La Lanterne – Versajë.

Gabriel Attal, njëherësh zëdhënësi i qeverisë, tha se Macron kishte “simptoma të vërteta” të coronavirusit.

Attal theksoi se presidenti ishte shumë i lodhur, dhe se po përballej me kollë dhe temperaturë.

Mjeku kryesor i Elysee, Jean-Christophe Perrochon, një mjek ushtarak i cili testoi presidentin të enjten në mëngjes, po qëndron në Versajë dhe po e mban atë nën vëzhgim.

Një burim i tha AFP-së se mendohej që Macron ishte infektuar derisa mori pjesë në një samit evropian në Bruksel javën e kaluar, gjatë të cilit ai i kaloi 20 orë me udhëheqësit e tjerë evropianë.