Politikani që sulmon më shumë mediat në Shqipëri, rezulton më i shfaquri në media. Kjo është sindroma e Stokholmit të Berishës.
Kryetari i Partisë Demokratike ankohet për censurë, por akuzon mediat në vend, me sulme të posaçme e të veçanta, si të kapura prej qeverisë.
Por të dhënat e fundit nga AMA, tregojnë një realitet tjetër.
Partia Demokratike zë 75% të kohës televizive për muajin shkurt, kundrejt vetëm 23% të Partisë Socialiste e cila qeveris vendin prej 13 vitesh.
Dhe kohën më të madhe televizive, e zë vetë kryetari i PD.
Sali Berisha zë 36% të kohës televizive si politikan, duke lënë pas kryeministrin Edi Rama me 26%.
10% më shumë personalisht dhe 50% më shumë si subjekt politik. Këto të dhëna nuk përputhen me realitetin, por në media ato përmbysen bashkë me akuzat e doktorit.
Nuk rezulton se Berisha apo PD të jenë të izoluara apo të censuruara, por përkundrazi, në epërsi të madhe përballë Edi Ramës dhe PS. Pavarësisht se këta të fundit janë në qeveri, në rast se merren për bazë vetëm të dhënat e AMA, duket sikur në Shqipëri qeveris Sali Berisha.
Por skema vijon. Berisha sërish do të vijojë të sulmojë media e gazetarë, por do të vijojë të ketë hapësirën më të madhe televizive për muaj me radhë.
Sa i përket institucioneve publike. Kryeministria ka peshën më të madhe të hapësirën televizive me 45%, ndjekur nga qeveria në tërësi me 36%.
Kurse parlamenti duket në hije me 16%. Një shenjë kjo se qytetarët nuk janë shumë të interesuar për bllokimet e sherret e foltoreve nga opozita.

