HomeAktualitetDebat

Situata brenda PD: Ambasadorja Yuri Kim, takim me kundërshtarët e Bashës!

Situata brenda PD: Ambasadorja Yuri Kim, takim me kundërshtarët e Bashës!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish-kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli.

Burime për mediat bëjnë me dije se Kim dhe Topalli janë takuar rreth orës 12:00 në mesditë në zonën e ish-bllokut.

Nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre, por aktualisht temë debati politik në vendin tonë janë marrëveshja e 5 qershorit dhe ndryshimet kushtetuese që konsistojnë në hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Lidhur me këtë takim nuk ka pasur deri më tani asnjë njoftim zyrtar.

Jozefina Topalli është një nga emrat e propozuar nga dega e PD-së Shkodër si kandidatë për deputete në zgjedhjet e ardhshme.

Një ditë më parë Yuri Kim reagoi ashpër në lidhje me propozimin për kandidat për deputet të Gjin Gjonit nga dega e PD-së Lezhë, duke paralajmëruar të gjithë partitë politike që përgatiten për zgjedhje të verifikojnë të gjithë kandidatët dhe të mos minojnë demokracinë me përzgjedhjet e gabuara.