HomeAktualitet

Situata e Covid: 19 qytetarë kanë humbur jetën, 744 raste të reja

Situata e Covid: 19 qytetarë kanë humbur jetën, 744 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë në 24 orët e fundit kanë humbur jetë 19 qytetarë dhe janë janë regjistruar edhe 744 raste të reja.