HomeLifestyle

Situata kaotike në Afganistan! Angelina Jolie publikon letrën prekëse që mori nga një vajzë afgane: E dhimbshme! Do kërkoj mënyra për t’i ndihmuar këta njerëz!

Situata kaotike në Afganistan!  Angelina Jolie publikon letrën prekëse që mori nga një vajzë afgane: E dhimbshme! Do kërkoj mënyra për t’i ndihmuar këta njerëz!

Aktorja e njohur, Angelina Jole, hapi mbrëmjen e djeshme një llogari në Instagram, si shenjë e përpjekjeve të saj për të mbështetur popullin afgan në këto ditë të vështira, që pas hyrjes së talebanëve në vend.

Letra e një adoleshenteje, ishte shtysa përfundimtare e 46-vjeçares, që e çoi në hapjen e një profili në Instagram.

Angelina Jolie ka shpërndarë në rrjetin social pjesë nga letra e adoleshentes afgane, duke u shprehur se ajo do bëhet zëri i qytetarëve që po luftojnë për jetën dhe të drejtat e tyre.

“Kjo është letra që mora nga një adoleshente në Afganistan. Për momentin, njerëzit në vend po humbasin aftësinë për të komunikuar. Unë isha në kufirin e Afganistanit dy javë para 11 shtatorit, ku takova refugjatët afganë që kishin ikur nga talibanët. Kjo ishte njëzet vjet më parë.

Është e dhimbshme të shikosh afganët të zhvendosen përsëri nga frika dhe pasiguria që ka kapluar vendin e tyre”, ka shkruar Jolie në mbishkrimin që shoqëroi foton nga letra.

“E hapa Instagramin për të ndarë historitë me botën dhe për të dëgjuar zërat e atyre që luftojnë për të drejtat e njeriut kudo. “, shkruan ajo.

Menjëherë pas hapjes së llogarisë, 46 vjeçarja ka marrë 1.8 milionë ndjekës virtualë.