HomeAktualitetKryesore

Situata kaotike në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit të tmerrshëm, qeveria, opozita dhe Meta bëhen bashkë (Foto)

Situata kaotike në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit të tmerrshëm, qeveria, opozita dhe Meta bëhen bashkë (Foto)

Pas tërmetit të djeshëm që u ka marrë jetën 30 personave, presidenti Ilir Meta është ndalur sërish në Durrës për të vëzhguar operacionet e shpëtimit të personave të bllokuar poshtë rrënojave të ndërtesave të shembura.

Kreu i shtetit shoqërohet nga ish-deputeti i PD-së për qarkun e Durrësit Oerd Bylykbashi dhe kreu i degës së PD-së së Durrësit Ferdinand Xhaferri. Në zonë, Meta është takuar me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Ballën.