HomeAktualitetKryesore

S’ka marrëveshje as sot, ambasadorja Amerikane: Të hiqet dorë nga kërkesat që bien ndesh me rekomandimet e ODIHR-it

S’ka marrëveshje as sot, ambasadorja Amerikane: Të hiqet dorë nga kërkesat që bien ndesh me rekomandimet e ODIHR-it

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, pas rreth 9 orësh negociata me Këshillin Politik, ku morën pjesë edhe ambasadori i BE-së dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar, u shpreh për mediat se “është bërë progres” për konsensusin për Reformën Zgjedhore, por shtoi se çdo kërkesë që bie ndesh me rekomandimet e ODIHR-it, duhet të lëshohet nga palët.

“Kaluam pothuajse 9 orë me anëtarët e Këshillit Politik.

Ka qenë një ditë e vështirë, por është bërë progres. Ka qenë e vështirë për të gjitha palët e përfshira.

Të gjithëve u është kërkuar që të japin në mënyrë që Shqipëria të fitojë.

Shqipëria është në fazë kritike në historinë e saj.

BE ka vendosur disa kushte për të nisur negociatat për anëtarësim, mes tyre edhe Reforma Zgjedhore.

Kështu që, qëllimi ynë sot dhe nesër, sepse do të takohemi prapë, është të përmbushim rekomandimet e ODIHR”, tha Kim.

“Nëse arrihet konsensusi edhe për gjëra të tjera përtej rekomandimeve të ODIHR, jemi dakord.

Por, nëse kërkesat e palëve bien ndesh me rekomandimet e ODIHR, duhet t’i lëshojnë kërkesat”, shtoi ambasadorja amerikane.