Një artikull që pretendonte një “video intime” që i atribuohej zv.kryeministres shqiptare Belinda Balluku u publikua dhe më pas u hoq nga portali mediatik që e botoi.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në media dhe në rrjete sociale.
Artikulli u botua nga faqja Exxtra24.at me bazë në Austri. Me titullin “Akuza ndaj zëvendëskryeministres: video seksuale, tensione politike dhe hetime tronditin Tiranën”, artikulli referonte se në rrjete dhe grupe online po qarkullon një video e Ballukut me përmbajtje private.
Mirëpo pasi kanë paguar një portal ordiner të tipit “Exxtra24.at” ky i fundit e ka fshirë artikullin.
Me gjasë sepse ligjet në Austri, nuk janë si këtu ku Ballukut gjer tani opozita i ka faturuar qindra apartamente e dhjetra jahte.
Të gjitha këto as pjesë e dosjes hetimore dhe as pa ndonjë burim më të besueshëm sesa Gazment Bardhi.
Portali përdori formulime të tilla si “raportohet se” dhe “sipas burimeve jozyrtare”, duke nënvizuar se autenticiteti i materialit dhe identiteti i personave në video nuk ishin konfirmuar nga asnjë burim zyrtar.
Artikulli gjithashtu përmendte se ky filmim është përdorur për shantazh dhe favore në atë që paraqitej si “tension politik në Tiranë”.
Nuk ka njoftime nga portali Exxtra24.at mbi arsyet për heqjen e artikullit.
Sot ‘Exxtra24.at’ ia ka çuar kauzën e radhës në pikën zero Partisë Demokratike, artikulli që nuk ekziston më në adresën: https://www.exxtra24.at/vorwuerfe-gegen-vizepremierministerin-sex-video-politische-spannungen-und-ermittlungen-erschuettern-tirana/

