HomeAktualitetKryesore

Skadon afati i Komisionit Parlamentar, Gjiknuri ben levizjen e urgjente

Skadon afati i Komisionit Parlamentar, Gjiknuri ben levizjen e urgjente

Siç është bërë me dije në 30 Qershor skadon afati i Komisionit të Posacëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Në presionin e kësaj date që po afron bashkëkryetari i këtij komisioni, Damian Gjiknuri ka thirrur nesër pasdite mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Bëhet me dije se në këtë mbledhje Gjiknuri ka kërkuar nga grupi negociator, të sjellë propozime të shkruara paraprakisht për cdo çështje të të mbetur pezull më synim që ditën e nesërme bashkë me zgjidhjen ligjore për mekanizmin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ të marrë miratimin e gjithë paketa e amendimeve në Kodin Zgjedhor.