HomeAktualitetDebat

Skandal i “të marrit non grata” Sali Berisha: E quan Spiropalin , Spirobuçe! Kuvendi ndërpret seancën dhe thërret mbledhje

Skandal i “të marrit non grata” Sali Berisha:  E quan Spiropalin , Spirobuçe! Kuvendi ndërpret seancën dhe thërret mbledhje

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është ndërprerë, pasi i marri non grata plaku Sali Berisha ka ofenduar ministren Elisa Spiropali. Teksa fliste dhe mbante në dorë tabletin e tij, Berisha e ka quajtur ministren “Spirobuçe”.

“Salariotët nuk kanë të sosur. Ky burri këtu që i dha 500 milionë lekë tenderin guzhinierit të djalit (i referohet Dritan Agollit të FSHZ-së), si puna e Salariotit që i dha Eltit, vëllaut të kësaj ministres, Spirobuçit. Ju lutem…”, tha lehsi plak.

Menjëherë ka ndërhyrë drejtuesja Lindita Nikolla, e cila i ka hequr fjalën Sali Berishës dhe i ka kërkuar të ulej në
vend pasi kishte bërë “një fyerje të rëndë”. Kryeparlamentarja njoftoi mbledhjen e organeve të Kuvendit për masë disiplinore.

“Ju ndërpres fjalën. Ju ndërpres fjalën zoti Berisha, nuk mund të pranohet kjo fyerje e rëndë. Është shkelje e rëndë etike. Ju ndërpres fjalën. Uluni në vend zoti Berisha. Keni shkelur rëndë Kodin e Etikës, do ndërpresim seancën për të vijuar me masë disiplinore”, u shpreh Nikolla.

Gjatë gjithë kësaj kohe në seancë ka pasur debate mes socialistëve dhe demokratëve, të cilët kërkonin nga kolegët e djathtë që të dënonin fyerjen e Sali Berishës. Mirëpo, duke qenë se mikrofonat ishin të fikur, debatet nuk u dëgjuan. Seanca pritet të rinisë më vonë dhe të njoftohet masa për Sali Berishën.