HomeAktualitetDebat

Skandal! Psikologia myslimane flet publikisht për islamizmin mesjetar në një vend laik: Martesa me tre gra, një e drejtë. Vajza është gati nëse i kanë filluar “periodat”

Skandal! Psikologia myslimane flet publikisht për islamizmin mesjetar në një vend laik: Martesa me tre gra, një e drejtë. Vajza është gati nëse i kanë filluar “periodat”

Rasti i mjekut kirurg Dervish Hasi ka tronditur mbarë opinionin publik. Gjykata e Tiranës vendosi ta linte në burg ditën e shtunë me akuzën “Trafikim të të miturve” dhe “Pornografi”.

42-vjeçari, që punonte si mjek në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe që ishte praktikant i fesë myslimane, shfrytëzonte seksualisht një 16-vjeçare prej dy vitesh, duke i premtuar se do të bëhej bashkëshortja e tij e katërt.

Për këtë është folur mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5” me dy psikologet, Ermela Shllaku dhe Ikbale Berisha Huduti.

Kjo e fundit si studiuese e fesë islame sqaroi edhe njëherë deklaratën e saj se femra është e gatshme të martohet kur i vijnë mestruacionet e para. Por kjo mjerane mysliman harron se në Shqipëri kurrë nuk mund të zbatohen ligjet e kuranit në kundërshtim me kodin penal dhe civil dhe në shkelje të Kushtetutës së Republikës.

Shqipëria nuk është Republik Islamike. Nëse i teket shtetit dhe e ndalon përdorimin e ferexhes të gjithë myslimankat duhet të mos guxojnë ta vendosin.

Psikologjia e kësaj anadollakje është e turpshme dhe më i turpshëm është promovimi i kësaj ideologje nëpër ekranet publike.

Ja çfarë thotë Huduti:

“Nga aspekti fetar, vajza në momentin kur i vjen cikli i parë është e rritur pjesërisht. Por jo mendërisht dhe nuk është e gatshme për martesë. Martesa nuk pranohet nëse nuk është me pëlqimin e prindit deri në moshën 18 vjeçare. Kurrësesi nuk i lejohet pa lejen e prindërve të marrë hapa të mëdha për martesë”, tha ajo.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu të merren masa edhe për prindërit e vajzës dhe 3 gratë e tjera të kirurgut. Por sipas Ikbales nuk është e drejtë të dënohen 3 gratë e tjera pasi shkel të drejtën e besimit fetar.

“Pornografia është e ndaluar rreptësisht në islam. Në këtë aspekt është e drejtë të dënohen. Por për shkak të martesës ligji nuk mund t’i akuzojë sepse shkel të drejtën e besimit fetar. Shkak mund të jetë edhe varfëria.

Duhet parë bagazhi i 3 zonjave të tjera. Unë edhe si nënë, edhe si gjyshe, edhe në islam, kjo është gabim dhe nuk është e lejueshme. Doktori nuk ka të drejtë t’i mbajë në një dhomë”, shprehet psikologia Ikbale Berisha.

Ajo bëri edhe një koment për reagimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i cili u distancua nga ngjarja përmes një deklarate.

“KMSH nuk e përfaqësojnë gjithë myslimanët. KMSH nuk ka qenë real në këtë çështje. Sepse ata janë hanefi. Një drejtim tjetër juridik”, thotë Ikbalja që duhet të dijë se drejtimi i vetëm juridik në Shqipëri është Kushtetuta dhe kodi civil dhe penal i këtij vendi. /Ekskluzive.al