HomeAktualitetKronike

Skandaloze, drejtësia “e gjunjëzuar” para dosjes “Shullazi”, shtyhet sërish pretenca

Skandaloze, drejtësia “e gjunjëzuar” para dosjes “Shullazi”, shtyhet sërish pretenca

Mungojnë të pandehurit dhe avokati  i njërit prej të akuzuarve dështon sërish seanca për dhënien e pretencës ndaj dosjes “Shullazi”.  Pretenca është shtyrë në datën 2 tetor. Vetë  Aldo Tabaku kërkoi shtyrje të pretencës për arsye personale, ndërsa avokatët u shprehën se kjo është kërkesë humane.

Kjo ka bërë që trupa e prokurorëve e drejtuar nga kreu i këtij institucioni Donika Prela dhe nga Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani të vendosin për të shtyrë seancën për dhënien e pretencës për javën tjetër.

Dosja e Shullazit futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë çështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.

Sipas prokurorit Anton Martini, pretenca e prokurorisë për dosjen “Shullazi” është gati, por mungesa e avokatit dhe të pandehurve çon në bllokim të çështjes.