HomeAktualitet

Skenari i Bashës nesër, për të krijuar kaos në të gjithë vendin: A do kemi një gjyq tjetër për protestues të “pavarur”?!

Skenari i Bashës nesër, për të krijuar kaos në të gjithë vendin: A do kemi një gjyq tjetër për protestues të “pavarur”?!

Pas thirrjes së opozitës së bashkuar zbulohet skenari i Partisë Demokratike për protestën e ditës së nesërme.

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur të bllokojë gjithë autostradën Tiranë-Durrës nga ora 9:00-10:00.

Rrugën në rrethrrotullimi Milot-Lezhë-Kosovë, rrethrrotullimin  e e rrugës Lushnje-Berat -Fier dhe atë në dalje së Prrenjasit.

Për ketë, i është kërkuar prani e madhe përfaqësimi të gjitha degëve të PD Tiranë. Basha ka udhëzuar organizatorët demokratë të marrin masa për pjesëmarrje masive. Kujtojmë se autostrada Tiranë-Durrës është nyja qarkulluese e Shqipërisë.

Një plan bllokimi ka edhe për disa akse të rëndësishme si ai Fushë-Krujë dhe aksi Lushnje -Fier.

Basha ka porositur krerët e PD të nxisin qytetarët për mosbindje civile, ku përfshihet edhe mospagimi i taksave. Nuk dihet se sa përkrahje do ketë por nëse ndodh  do kemi një gjyq tjetër pë opozitën  e mosbindjes civile