HomeAktualitetDebat

“Skënderbeu juaj…”! Spiropali i kthehet ashpër anal-istit karagjoz: Mbaj vendin dhe fol si duhet, s’jemi në kafene këtu

“Skënderbeu juaj…”! Spiropali i kthehet ashpër anal-istit karagjoz: Mbaj vendin dhe fol si duhet, s’jemi në kafene këtu

Kryetarja e Kuvendit, njëkohësisht drejtuesja politike e PS në qarkun Tiranë, Elisa Spiropali është përfshirë në debat të ashpër me analistin Arjon Sulo në emisionin Top Story në TCH.

Spiropali: S’jemi në kafene që bëke ti humore këtu, mbaj vendin dhe fol si duhet.

Sulo: E ke për titullin? E ke për etikën, për mbiemrin zonjë apo për politikë.

Spiropali: Po patjetër që je i lirë, për humorin.

Sulo: Pasi Skënderbeu juaj, ai s’është fare Skënderbe, u ka thënë çyrykë shqiptarëve dhe fiton zgjedhjet, ju jeni…

Spiropali: Ju nuk jeni fyer kur të vdekurit dhe të gjallët e Ramës përmenden, kur etiketohemi hajdutë, kriminelë, me emër dhe jo me satirë politike.

Kushi: Do të ishim shumë të lumtur të bënim debat për programin.

Sulo: Pse s’dilni në debat me ata?

Spiropali: Unë s’dal në një debat me njerëz që etiketojnë, kanë gjuhë urrejtje, denigruese.

Sulo: Tabaku, Alimehmeti ju kanë denigruar?

Spiropali: Me gjithë respektin për Tabakun, ajo është në fund të listës së hapur.

Sulo: Si e duroni urdhrin e Ramës për t’u larguar nga studiot dhe doni të fitoni zgjedhjet?