HomeAktualitetKryesore

“S’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra”! Kryeministri Rama publikon pamjet e projektit të rëndësishëm dhe bën premtimin e madh

“S’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra”! Kryeministri Rama publikon pamjet e projektit të rëndësishëm dhe bën premtimin e madh

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me disa pamje nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit.

Kreu i qeverisë tha se për këtë projekt vijon puna, ndërsa shtoi se vitin që vjen në këtë aeroport do të ulet avioni ‘Migjeni’.

“MIRËMËNGJES

me disa pamje nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, ku vijon intensivisht puna me objektivin që vitin e ardhshëm të ulim “Migjenin” me grupin e parë të pasagjerëve, të cilët do të përzgjidhen mes atyre miqve të kësaj faqeje, të cilët e kanë përqeshur më shumë këtë projekt dhe s’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra”, shkruan Rama.