HomeAktualitet

Socialistët e Tiranës festojnë me Ramën te Pallati i Brigadave për fundvit

Socialistët e Tiranës festojnë me Ramën te Pallati i Brigadave për fundvit

Partia Socialiste e Tiranës ka organizuar një ceremoni festive në Pallatin e Brigadave, në prag të ndërrimit të viteve, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Kryeministri publikoi pamje nga aktiviteti, por ajo që u vu re ishin disa mungesa e disa senatorëve socialistë, të cilët prej vitesh janë pjesë e PS-së.

Gjatë fjalës së saj, Ogerta Manastirliu uroi një vit të ri sa më të mbarë dhe të shëndetshëm, duke theksuar rëndësinë e shpresës dhe energjisë pozitive për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Në postimin e tij Rama shkroi se është mirënjohës për punën e çdo anëtari dhe aktivisti të familjes së madhe të Partisë Socialiste.

“Me mirënjohje për çdo anëtar dhe aktivist të familjes së madhe të Partisë Socialiste dhe me besimin e patundur tek forca jonë e pandalshme përpara, uroj nga zemra shëndet e mbarësi për çdo familje të vogël të secilës dhe secilit prej jush”, shkruan Rama.