HomeAktualitet

Socialisti i njohur rikthehet pas në kohë, publikon shkrimin që bëri edhe Fatos Nanon të qeshë në ’97-n: E lexoi me buzëqeshjen tipike dhe…

Socialisti i njohur rikthehet pas në kohë, publikon shkrimin që bëri edhe Fatos Nanon të qeshë në ’97-n: E lexoi me buzëqeshjen tipike dhe…

I larguar nga politika aktive, socialisti Namik Dokle, ka publikuar publikon një poezi të cilën thotë se e ka shkruar në vitin 1997, kur në Parlament u votua Qeveria Nano. Ai tregon se, poezinë që ne e risjellim më poshtë, ia ka treguar dhe vetë Fatos Nanos.

Postimi i Namik Dokles:

Disa nga ish-kolegët parlamentarë e dinë se hera-herës shkruaja ndonjë vjershë në vend të fjalimeve. Po kujtoj nje prej tyre, shkruar në korrik 1997, kur u miratua qeveria Nano.

Tepelena gur i thatë

Dy ministra nga nje fshat,

Kalo Vjosën, dil në Vlorë,

Pesë ministra me kemborë.

Myzeqe edhe Devoll,

Nje ministër e kanë boll,

Nje minister ka dhe Korça,

Barabar dhe Shkodër locja.

Elbasani ka një Cekë

Dhe Mirdita ka një Ndrekë,

Vetëm Lushin gjith’ Veriu

Kujt t’ia ndreq më parë i ziu…

– Ia dhashë Fatosit dhe ai e lexoi me buzëqeshjen tipike, aspak inatçore, dhe e futi në dosjen e raportit që sapo kishte lexuar para deputetëve.