HomeSport

“Sold Out” në Wembley, 90.000 spektatorë për Angli-Shqipëri

“Sold Out” në Wembley, 90.000 spektatorë për Angli-Shqipëri

Koha e Shqipërisë po afron gjithmonë e më shumë. Ky vit nuk ka nisur ashtu siç duhet për lojtarët tanë që po pësojnë dëmtime të shpeshta.

I fundit ishte Elseid Hysaj që pas asistit të dhënë kundër Cagliari-t, pësoi një dëmtim serioz.

Për fat të mirë Armando Broja duket se do të jetë gati për këto ndeshje të marsit. Kur kanë ngelur edhe më shumë se 1 muaj nga ndeshja Angli-Shqipëri që do të luhet në Wembley me kapacitet 90.000 vënde, Federata Angleze e Futbollit njoftoi para pak minutash se ka Sold Out, janë shitur të gjitha biletat.

Të shumtë do të jenë shqiptarët që kanë marrë bileta edhe në krahun e Anglisë, një çmenduri e vërtet do të na pres me atmosferën.